
Vllaznia në futboll për femra është kurorëzuar për të 12-tën herë kampione e Shqipërisë. Ekipi shkodran ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Partizanit, në finalen e kampionatit që u luajt në “Arenën e Demave” të kryeqytetit. Pjesa e parë u mbyll në shifrat e barabarta 0-0, pavarësisht rasteve të shumta. Krejt ndryshe do të ishte pjesa e dytë, ku fillimisht do të ishte Bajraktari që do të zhbllokonte shifrat dhe më pas Megi Doçi do të dyfishonte. Protagonistët kryesorë të këtij suksesi u shprehën shumë të lumtur për fitimin e titullit të 12-të kampion rradhazi.
Në këtë mënyrë, Vllaznia e femrave shpallet kampione për të 12-tën herë rradhazi.