Klubi i Vllaznisë në futboll për femra ka prezantuar afrimet e reja të merkatos së janarit. Ato janë portierja Briana Lee O’Dell, si edhe dy sulmueset Fortesa Berisha dhe Risa Yamada. Presidenti i Vllaznisë në futboll për femra, Lazër Matija, tha se këto afrime ishin të detyrueshme për shkak të disa largimeve tek skuadra shkodrane dhe tashmë, ato janë gati për fazën e dytë të kampionatit për të shkuar drejt fitimit të titullit të 11-të kampion.

Ndërkohë, edhe vetë futbollistet e afruara u shprehen të kënaqura që do të jenë pjesë e klubit më të madh në Shqipëri, siç është Vllaznia në futboll për femra.

Tashmë, Vllaznia e femrave është gati për startin e fazës së dytë të kampionatit, ku të dielën do të luajë ndeshjen ndaj Partizanit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, PRAG-NDESHJA VLLAZNIA-POGRADECI
Artikulli tjetërPAISJE PËR FORCAT E EMERGJENCAVE CIVILE