Vllaznia e femrave ka prezantuar disa lojtare të reja që janë bërë pjesë e ekipit kuqeblu së fundmi. Fjala është dy portieret Azurin Nurul që është pjesë e Kombëtares së Malajzisë, Arianne Riveros Gonalez nga Paraguaj, sulmuesen amerikane Bianca Coad dhe sulmuesen tjetër shkodrane Rosela Vasa. Ndërkohë, presidenti i Vllaznisë në futboll për femra, Lazër Matija u shpreh i kënaqur, pasi me ardhjen e tyre skuadra tashmë është më e plotë.

Ndërkohë, edhe portierja Nurul dhe sulmuesja amerikane Coad shprehën të kënaqura për eksperiencën e tyre të re tek Vllaznia.

Po ashtu, bashkë me futbollistet u prezantua zyrtarisht edhe zv/trajnerja e ekipit të parë dhe njëkohësisht trajnerja e ekipit U-17, Paula Jaku.

Artikulli paraprakINVESTIMET NË RRUGËN “TODI GËRMENJI” DHE “UDHËTARI”
Artikulli tjetërPËRPLASI TË MITURËN, NË KËRKIM AUTORI