
Dominim absolut i vajzave kuqeblu. Vllaznia e femrave vazhdon të shkruajë historinë në futbollin shqiptar, duke fituar titullin e 13-të radhazi kampion në Superiore.
Në finalen ndaj Apolonisë, shkodranet triumfuan 2-0 falë golave të Doçit dhe Dedës, duke vulosur një tjetër sezon perfekt.
Ky sukses konfirmon edhe njëherë hegjemominë e Vllaznisë në futbollin e vajzave, me ekipin kuqeblu që prej vitesh mbetet standardi i kampionatit shqipar në futbollin e femrave.






