KËRKOHET NË ARABINË SAUDITE NGA EKIPI EL HAJER.Skuadra e Vllaznisë është e gatshme të shesë lojtarin e saj, Arsid Kruja drejt kampionatit të Arabisë Saudite. Lojtarit shkodranë i është ofruar një kontratë surprizë për drejtuesit e kuqebluve, të cilët  e kanë mirëpritur një lëvizje të tillë.

Siç mësohet, ekipi i cili është i interesuar për Krujën është El Hajer që luan në kategorinë superiore në Arabinë Saudite dhe aktualisht mban vendin e 7 në klasifikimin e përgjithshëm. 

Ndërkohë në zyrat e klubit ka ardhur kontrata për lojtarin i cili është në një kontratë 2 vjeçare me ekipin. Vllaznia ka vendosur një vlerë kartoni 50 mijë dollarë për ekipin që dëshiron ta blejë. Shifër kjo që siç raportohet është pranuar dhe do të paguhet. Po ashtu Vllaznia ka bërë dhe sia kresa shtesë që pritet të plotësohen dhe shitja e lojtarit është pothuajse e garantuar. 

Kështu Vllaznia pas katër vitesh mund të bëjë shitjen e parë dhe ai është Arsid Kruja. Shtija e tij është çështje ditësh, pasi kubi që interesohet, Vllaznia si dhe lojtari janë të gjithë në të njëjtin mendim. 

 

Ndërkohë në lidhje me futbollistin  Uruguajan, Sebastian Soza i cili ka kërcënuar se do të largohet nga Vllaznia, nuk ka asnjë mundësi lëvizjeje. Kjo për shkak se Vllaznia ka një kontratë me menaxherin e tij dhe ai tashmë do ti bashkohet skuadrës dhe do të vijë së bashku me dy futbollistë uruguajnë. 

 

Përsa  i përket ndeshjeve miqësore, Vllaznia ditën e ditël pritet të realizojë takimin e parë për këtë fazë përgatitore ndaj një ekipi malazez. 

Artikulli paraprakSHBA, INCIDENT MASIV NË MIÇIGAN
Artikulli tjetërF1, FERRARI PREZANTON MAKINEN ME 30 JANAR