Mbërmjen e së premtes Vllaznia në basketboll ka zhvilluar ndeshjen e prapambetur me ekipin e Tiranës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke mbyllur zyrtarisht tashmë fazën e parë të Kampionatit Kombëtarë të Superligës. Por ky takim nuk është se foli për basketbollistët shkodranë pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 73-59 ku bardheblutë thuajse në çdo period kanë kryesuar .

Pas përfundimit të këtij takimi traineri Bledar Gjeçaj u shpreh se nuk është kjo Vllazna dhe se skuadra nuk u shpreh si duhet në fushë. Të shtunën e javë së ardhshme Vllaznia në basket do të ketë një tjetër takim ku kësaj rradhe si kundërshtarë do të kenë skuadrën e Kamzës ndeshje kjo që traineri Gjeçaj e konsideron si decisive por edhe jo pak të vështirë.

Ndërkohë si një problem të përhershëm konsiderohet edhe pagesat ku skuadra prej thuajse tre muajsh nuk marrin rrogën.

Artikulli paraprak1 JAVË NGA SHPËRTHIMI QË TRONDITI SHKODRËN
Artikulli tjetërVLLAZNIA GATI PËR NDESHJEN ME KUKËSIN