Është mbyllur me rezultatin 1-1 ndeshja e parë gjysmëfinale mes Dinamos dhe Vllaznisë e luajtur në stadiumin “Air Albania”. Shkodranët e nisën mirë ndeshjen ku nga fundi i pjesës së parë është Bismark që kalon Vllazninë në avantazh. në pjesën e dytë në minutën e 53-të Vila fiton penallti, ndërsa Qato prek me dorë topin duke qenë në zonën e Vllaznisë. Bregu nuk u beson syve nga pika e bardhë e penalltisë, pasi topi i goditur prej tij pritet nga portieri Jukaj.

Në të 73-tën minutë Dodaj realizon golin e dytë pas asistit të Gurishtës, por anësori sinjalizon menjëherë për pozicion jashtë loje. 2 minuta nga nisja e shtesës së pjesës së dytë fillimisht jepet karton i verdhë për Gurishtën te Vllaznia pas ndërhyrjes ndaj Nezirit. Pas rishikimit me VAR, Gurishta largohet me karton të kuq. Në minutën e 101-të Çelikoviç shkakton penallti te Vllaznia. Gjyqtari Koçi e akordon pas rishikimit me VAR. Bregu nuk gabon për herë të dytë.

Kështu ndeshja përfundon me rezultatin 1-1.

Artikulli paraprakMBYLLET PJESA E PARË DINAMO-VLLAZNIA , 0-1 PËR EKIPIN SHKODRANË
Artikulli tjetërPËRKUJTIMORE NË 8 VJETORIN E NDARJES NGA JETA TË PROF.DR. MAHIR HOTIT- NGA PROFESOR ERVIS KRYMBI