
Ekipi i veteranëve të Vllaznisë është shpallur fitues i Kupës “Miqësia”, në edicionin e dytë të këtij aktiviteti që bashkoi në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” emra të njohur të futbollit shqiptar. Veteranët kuqeblu zhvilluan një turne të suksesshëm, duke arritur deri në finale, ku përballë kishin ekipin e veteranëve të Kombëtares shqiptare. Në sfidën finale, Vllaznia triumfoi me rezultatin 2-1, duke siguruar trofeun e Kupës “Miqësia”. Po si ishte për veteranët të rikthehen edhe njëherë në fushën e blertë?
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe veteranët e Flamurtarit të Vlorës dhe ekipit të Detroitit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Turneu solli në stadium disa prej ish-futbollistëve të njohur, duke i dhënë sportdashëve shkodranë mundësinë për të parë sërish në fushë disa prej idhujve të tyre.
https://youtu.be/w_8zd7JwXMo


