Vllaznia e volejbollit të meshkujve e ka nisur me vështirësi sezonin e ri, duke u eliminuar nga Kupa e Federatës pas humbjeve ndaj Erzenit dhe Partizanit. Kuqeblutë u mposhtën 0-3 nga Erzeni, ndërsa ndaj Partizanit humbën 2-3 pas një ndeshjeje të luftuar, ku arritën të barazonin në 2-2. Trajneri Artan Kalaja pranoi vështirësitë e skuadrës, duke theksuar se rivalët janë përforcuar ndjeshëm, ndërsa Vllaznia pret vetëm rikthimin e dy lojtarëve të huaj të sezonit të kaluar.

Në mbështetje të Vllaznisë ishte edhe trajneri i Partizanit, Ylli Tomorri. Pas ndeshjes, tekniku i të kuqve u shpreh se nuk e kishte parë prej kohësh skuadrën shkodrane në një gjendje të tillë, duke bërë thirrje për më shumë investime.

Vllaznia synon të jetë pjesë e play-offit, por për ta realizuar këtë objektiv, duhet mbëshetje financiare dhe përforcime konkrete. Sezoni i ri pritet të jetë një tjetër sfidë e vështirë për volejbollin shkodran, teksa të gjitha skuadrat rivale kanë bërë përforcime të rëndësishme dhe kuqeblutë shpresojnë që në ditët e para të tetorit, para nisjes së kampionatit, të afrojnë lojtarë që mund të rrisin nivelin e ekipit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOMBËTARJA, MANAJ: SKUADRA E VËRTETË, KJO E NATIONS LEAGUE, OBJEKTIVI REAL KUALIFIKIMI NË EVROPIAN
Artikulli tjetërSISTEMOHET HAPËSIRA PARA SHKOLLËS “MATI LOGORECI”