Është mbyllur me rezultatin 2-0 ndeshja e luajtur mes Vllaznisë dhe Egnatias, sfida e parë e Abissnet Superiore për sezonin e ri futbollistik. Shkodranët kaluan në avantazh falë golit të shënuar nga Erdenis Gurishta në minutën e 19-të të takimit. Disa minuta më vonë trajneri i shkodranëve Edi Martini u largua me karton të kuq ndërsa kapiteni Bekim Balaj humbi penalltinë e akorduar në favor të shkodranëve. Në minutën e 49-të është Melos Bajrami i cili shënon golin e dytë.

Artikulli paraprakMBYLLET PJESA E PARË VLLAZNIA-EGNATIA 1-0
Artikulli tjetërAKSIDENT NË NEW YORK, PËRMBYSET AUTOBUSI ME TURISTË! 1 PERSON I VDEKUR DHE DISA TË PLAGOSUR