Mirel Josa ndeshjen e parë si trajner i Vllaznisë në këtë rikthim të tij në pankinën shkodrane do ta ketë ndaj Egnatias. Kuqeblutë nuk kanë fituar asnjëherë deri më tani ndaj ekipit rrogozhinas në këtë sezon ndaj për trajnerin Josa mbetet një ndeshje e vështirë.
Trajneri Josa shprehet se Egnatia nuk i ka mbyllur ende llogaritë me mbijetesën sepse do të ketë ndeshjen e Play Out ndaj i duhen lojëra sa më të mira në mënyrë që të ketë formën e duhur edhe në sfidën e Play Out.

Sa i përket disa emrave që po qarkullojnë si të mundshëm për të ardhur tek Vllaznia trajneri Josa thotë se deri më tani nuk ka asnjë emër dhe se këto thashetheme sipas tij e dëmtojnë ekipin.

Tekniku Josa nuk pëlqen të merret as me individë të veçantë pavarësisht cilësive të tyre si në rastin e Latifit i cili ende nuk e ka vendosur nëse do vijojë apo jo të jetë pjesë e Vllaznisë.

Vllaznia aktualisht përmes kampionatit është jashtë Europës sepse ndodhet në vendin e pestë dhe shpreson që të sigurojë fitore në këto dy javë të mbetura dhe më pas të shpresojë në ndonjë hap të gabuar të Kukësit për të siguruar vendin e katërt që automatikisht do i siguronte ekipit shkodran pjesëmarrjen në Europë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, DITËT E QËNDRESËS, “SHOW ME PERSEKUCIONIN”
Artikulli tjetërSHKODËR, FITIMET E PANAIRIT NDIHMË FËMIJËVE UKRAINAS