Këtë të dielë, Vllaznia do të luajë me Elbasanin në “Loro Boriçi” në prag të 107-vjetorit të krijimit të klubit kuqeblu. Përpara kësaj sfide, në konferencë për shtyp dolën kapiteni Bekim Balaj dhe mbrojtësi Erdenis Gurishta. Kapiteni Balaj u shpreh se fokusi është maksimal te ndeshja me Elbasanin, si edhe shtoi që Vllaznia do të luajë për tre pikë.
Edhe Gurishta foli për ndeshjen që i pret shkodranët, teksa mbrojtësi vlerësoi ekipin e Elbasanit, si edhe trajnerin e tyre, Ivan Gvozdenoviç.

Artikulli paraprakSUBVENCIONET NË BUJQËSI, APLIKIMET PRITET TË NISIN NË MARS
Artikulli tjetërBESËLIDHJA FITON DHE RUAN KREUN