Vllaznia është eleminuar nga gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër përballë Dinamos. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola 0-0 ndërsa në pjesën e dytë të takimit është Dejvi Bregu ai i cili kalon Dinamon në avantazh në minutën e 77-të të takimit.

Vllaznia nuk arrin të shënojë duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 0-1 çka i jep fitoren Dinamos pasi ndeshja e parë gjysmëfinale u mbyll me rezultatin 1-1.

Dinamo bëhet skuadra e dytë e cila shkon në finale dhe do të përballet me Egnatian.

Artikulli paraprakTENSIONE NË KUVEND/ LUÇIANO BOÇI BLLOKON FOLTOREN. PELESHI E PËRJASHTON NGA SALLA
Artikulli tjetër‘MASA NUK U DHA NË GJAKNXEHTËSI’, OPOZITA NUK PRANON SQARIMIN E PELESHIT, IKËN NGA KUVENDI PAS PËRJASHTIMIT TË BOÇIT