Vllaznia është gjysmëfinalistja e katërt e Kupës së Shqipwrisë. Skuadra fituese e dy edicioneve të fundit, ka siguruar vendin përkrah Teutës, Tiranës dhe Egnatias pasi ka eliminuar Partizanin në çerekfinale.

Vllaznia vinte me avantazhin e siguruar nga fitorja 3-1 në ndeshjen e parë, ndaj Partizani ishte ai që kërkoi më me ngulm golin që në startin e sfidës. Të kuqtë sulmuan dhe iu afruan disa herë rrjetës, të cilën e gjetën pas një gabimi të prapavijës shkodrane dhe portierit Qarri, duke realizuar me Mensah.

Kjo bëri që për shumë minuta të ishte Partizani që kishte iniciativën në kërkim edhe të golit të dytë, por të kuqtë nuk ia dolën të shënonin më pasi Vllaznia mbylli hapësirat pranë portës. Në fund i erdhi në ndihmë edhe VAR i cili anuloi golin e Carës që do të hapte kualifikimin. Ndaj vërshëllima përfundimtare pa Partizanin të fitonte 1-0, por të festonte Vllazninë që kaloi më tej në këtë turne.

Artikulli paraprakWHATSAPP: SEKRETI VIRAL PËR TË LEXUAR MESAZHE PA I HAPUR ATO
Artikulli tjetërTRE DEPUTETË TË PD JAPIN FIRMËN PËR NJË KOALICION TJETËR OPOZITAR NË ZGJEDHJET E 14 MAJIT