
Në kuadër të 40-vjetorit të shkollës “Ndre Mjeda”, Klubi i Futbollit Vllaznia ishte pranë nxënësve dhe mësuesve, në një takim të ngrohtë dhe frymëzues me brezin e ri. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Edi Martini, Ergi Borshi, Bekim Bala, Ardit Krymi dhe Sherif Kallaku, të cilët ndanë emocione, autografe dhe mesazhe motivuese për nxënësit.
Me këtë rast, Klubi i Futbollit Vllaznia fton të gjitha shkollat e qytetit që të ndjekin falas klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana, e cila do të luhet të premten, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.






