“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Ante Aralica. Sulmuesi 25 vjeçar kroat do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme.
Welcome Ante!”-shkruhet ne faqen zyrtare te klubit.

 

Aralica është 25 vjeç, më parë ka luajtur me ekipe si NK Lokomotiva dhe NK Rudes në Kroaci, për 3 sezone (2018-20) ishte pjesë e ekipit Bullgar, Lokomotiv Plovdiv, ekip i kategorisë së parë me të cilin arriti të fitojë edhe 3 trofe, 2 herë kupën e Bullgarisë dhe 1 herë superkupën. Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Hermannstadt, ekip i kategorisë së parë në Rumani.

Aralica shquhet për fizikun e tij dhe goditjen potente. Megjithëse është një lojtar me gjatësi prej 1.90 metra, ai është i shpejtë dhe ka një teknikë të mirë. Me këtë afrim, qendra jonë e sulmit pasurohet me një lojtar me peshë duke u kompletuar si repart.

 

Artikulli paraprakPORTUGALIA DREJT LEHTËSIMIT TË MASAVE ANTI-COVID, KRYEMINISTRI PORTUGEZ PREZANTOI PLANIN ME TRE FAZA
Artikulli tjetërUNIVERSITETI I SHKODRES “LUIGJ GURAKUQI” MARREVESHJE BASHKEPUNIMI ME UNIVERSITETIN E PEJES