Klubi I Futbollit Vllaznia ka nenshkruar sot me qendermbrojtesin Darko Bulatoviç.Lajmi eshte bere I ditur permes nje njoftimi ne faqen zyrtare te klubit ne Facebook.

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka nënshkruar sot me qendërmbrojtësin Darko Bulatoviç. Ai në sezonin e fundit luajti për skuadrën e Sutjeskës së Nikshiqit në Superligën malazeze, ndërkohë që është edhe lojtar i kombëtares së këtij vendi.

Bulatoviç do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin 2021-2022. Ndërkohë drejtuesit e klubit vazhdojnë negociatat me lojtarë të tjerë cilësorë, në përmbushje të objektivit për një prezantim dinjitoz në Kupat e Evropes dhe fitimin e titullit kampion për sezonin e ri.
Mirë se erdhe te Vllaznia Darko!”-shkruhet ne njoftimin e klubit kuqeblu.

Malazezi 31 vjeçar luan në pozicionin e qendër mbrojtësit si dhe mbrojtësit të majtë, sezonin e fundit ishte pjesë e Sutjeska Niksic duke zhvilluar 30 ndeshje si titullar. Bulatović numëron edhe 3 ndeshje me përfaqësuesen malazeze.