Kjo është festa e tifozëvë shkodran. Të etur për një trofe pas 13 vitesh mungesë tifozët mbushën rrugët e qytetit duke festuar deri në orët e vona fitimin e Kupës së Shqipërisë. Sapo autobuzi i lojtarëve mbërriti në qytet shpërtheu festa e cila u zhvendos pranë bashkisë Shkodër për të vijuar deri në orët e vona.

Tifozët janë shumë të lumtur për këtë trofe të fituar nga Vllaznia.

Disa prej protagonistëve kuqeblu që arritën të fitojnë Kupën e Shqipërisë tregojnë për emocionet dhe festën bashkë me tifozët.

Unë erdha këtu dhe askush nuk mendonte se Vllaznia mund të arrijë këtë sukses dhe të gjithë mendonin se Vllaznia do të ishte në luftën për mbijetesë. Tani është shumë ndryshe dhe gjithsecili në qytet beson shumë tek kjo skuadër, tek ky projekt dhe shpresoj se do ta vazhdojmë kështu.

Për mua është një eksperiencë shumë e bukur që nuk dua ta humbas dhe tani unë them se jam më intiligjent se përpara pas këtij suksesi . Me këtë qytet, me këtë skuadër dhe atmosferë besoj se do shkojmë gjithë bashkë në hapat e radhës për të arritur më të mirën

Sigurisht që kam ardhur në një qytet si Shkodra dhe sigurisht në një ekip si Vllaznia. Patjetër që jam shumë i lumtur për këtë sezon që kemi realizuar dhe festa sonte është fantastike. Për momentin jam këtu në Shkodër, e kam kaluar mirë dhe jam ndjerë mirë.

Sa i përket të ardhmes nuk e di se çfarë do të ndodh besoj se ka kohë dhe duhet që ta shohim por tek Vllaznia kam qenë shumë mirë dhe e vlerësoj këtë”.

Festa e Vllaznisë sëbashku me tifozët nuk u ndal për disa orë duke ndezur atmosferën në qytet dhe duke gëzuar këtë trofe të rëndësishëm të kuqebluve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNESËR PASDITE ZHVILLOHET ONLINE ASAMBLEJA KOMBËTARE E PS, ZBARDHEN VENDIMET QË DO TË MERREN
Artikulli tjetërTONIGHT – 01.06.2021