Skuadra e Vllaznië ka rifituar qetësinë. Kuqeblutë morën një fitore edhe në kampionat duke mundur 3-1 Kastriotin në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Vllaznia shënon herët me sulmuesin Aralica që në minutën e 10’. Nëntë minuta më pas është Hoxhaj i cili çon në 2-0 shifrat me një gol me kokë duke justifikuar menjëherë besimin për rikthimin e tij si titullar në lojë. Trajneri Brdariç për një moment lë stolin e tij duke shkuar tek pankina e Kastriotit në ndjekje të një topi, gjë e cila acaron trajnerin mik Ndreu. Edhe pjesa e dytë nis me gol për Vllazninë teksa në minutën e 56’ Hakaj jep një pasim të bukur për Hoxhaj i cili realizon golin e tretë dhe të dytin personal në këtë sfidë. Kur Vllaznia duhet të administronte lojën Ajazi për miqtë ngushton në 3-1 shifrat por krutanët përveç këtij goli nuk kanë forcë më shumë. Në fund Kastrioti merr edhe një karton të kuq pasi Dida lë fushën e lojës. Kjo fitore vlen shumë për ekipin tha trajneri i kuqebluve Brdariç ndërsa edhe pse më vështirësi pranon faktin që ekipi vijon të pësojë gola….

Një shqetësim për teknikun e Vllaznisë janë edhe shumë raste të humbura ndaj Kastriotit për shkak se sulmuesit nuk i shfrytëzuan siç duhet gjë e cila në një përballje me një kundërshtar më të fortë mund të sjellë pasoja për kuqeblutë…

Një thirrja trajneri Brdariç ka për tifozët të cilët në ndeshjen ndaj Kastriotit nuk ishin të shumtë në numër…

Vllaznia ndeshjen e radhës do ta ketë ndaj Laçit sërish në Shkodër nga ku synon një tjetër fitore për të vijuar drejt objektivave që janë minimalisht dalja në Kupat e Europës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, HOXHAJ: SHPRESOJ TA MERITOJ FORMACIONIN (VIDEO)
Artikulli tjetërTEUTA NUK ARRIN TË FITOJË EDHE ME SKËNDERBEUN, KREU MBETET MË LARG