
Vllaznia në basketboll ka marrë fitoren e rradhës tashmë ndaj ekipit të Barleti Eagle e cila u zhvillua në qytetitn e Tiranës. Per kuqeblutë kjo ndeshje nuk ka qënë e vështirë për ta pasi ekipi mikpritës janë debutues në këtë kampionat .
Barleti Eagle – Vllaznia është mbyllur me rezultatin e thellë 102-67 në favor të shkodranëve duke shënuar kështu fitoren e dytë rradhazi për Vllazninë të cilët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje është mbyllur me rezultatin 51-33 dhe thuajse e njëjta kuotë pikësh ka qenë edhe në pjesën e dytë të takimit e cila ka përfunduar me fitoren prej 35 pikësh të shkodranëve.
Vllaznia basket në këto tre javë kampionat ka regjistruar një humbje ndaj Teutës dhe dy fitore rradhazi ndaj ekipeve të Partizanit dhe Barleti Eagle këto dy të fundit të zhvilluar në kryeqytet. Kjo ecuri e skaudrës shkodrane është mjaft shpresëdhënëse për tifozët e saj pasi kjo performancë konsiderohet mjaft e mirë e pot ë mbajnë këtë ritem atëherë mund të thuhet që Vllaznia do të jetë ndër ekipet pretendente të këtij kampionati.






