Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 2-0 Partizanin në “Loro Boriçi”. Kjo përballje direkte mes këtyre dy ekipeve u vendos në pjesën e dytë. Gruda zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Bajrami në kohën shtesë vulosi fitoren e skuadrës shkodrane. Pas kësaj fitoreje, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç dhe sulmuesi Ildi Gruda u shfaqën të kënaqur me këtë trepikësh shumë të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj shprehu pakënaqësi për ekipin e tij pas ndeshjes.

Tashmë, me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 49-pikëve dhe falë humbjes së Dinamos në Rrogozhinë rimerr vendin e dytë në tabelën e klasifikimit në Abissnet Superiore.

Artikulli paraprakLIGA UNIKE, VLLAZNIA-SIGAL PRISHTINA 88-57
Artikulli tjetër“KOALICIONI I PD, KËNETË QË NUK I HYN NË PUNË AS DREQIT”, BERISHA I PËRGJIGJET RAMËS: LËRENI NË BOTËN E ZHABAVE DHE ZHAPIKËVE