Klasikja e futbollit shqiptar i takon Vllaznisë.
Shkodranët kanë fituar në një ndeshje të rëndësishme përballë Tiranës me rezultatin 3-1. Edhe pse janë ndëshkuar me një autogol të shpejtë nga Cicmil kuqeblutë reagojnë. Është sërish Cicmil që bën autokritikën duke sjellë golin e barazimit. Vllaznia luan mirë dhe pas një aksioni perfekt në minutën e 21 Shtubina arrin të shënojë golin e avantazhit. Në pjesën e dytë është Tirana që luan më mirë por Vllaznia në minutën e 75’ me një tjetër aksion model arrin të shënojë golin e tretë me anë të Arlind Kalasë që sapo ka firmosur një kontratë profesioniste më një kompani menaxhimi në Itali. Trajneri i Vllaznisë vlerëson fitoren por ende asgjë nuk është mbyllur…. Trajneri i Tiranës pavarësisht humbjes në Shkodër thotë se bardheblutë kanë ende shanse për të kapur një vend në Kupat e Europës Të dy ekipet erdhën me shumë mungesa në këtë ndeshje. Vllaznia pavarësisht kësaj fitoreje ndaj një ekipi si Tirana ka dy javë të vështira teksa do udhëtojë në Ballsh ndaj Bylisit vendas dhe më pas në Korçë për të luajtur ndaj Skenderbeut.
/ Star Plus TV /