Presidenti Ilir Meta ka uruar Vllazninë për fitoren në Kupën e Shqipërisë.

Kreu i Shtetit në një postim në rrjete sociale, shkruan se ky trofe është i rëndësishëm për historinë e klubit legjendar. Më tej ai e uron ekipin Shkodran për përfaqësim më dinjitoz në sfidat ndërkombëtare.

Postimi i Ilir Metës:

Urime KF Vllaznia! Urime Shkodra! Urime tifozëve kuqeblu!
Fitorja e Kupës së Shqipërisë, një trofe i rëndësishëm për historinë e lavdishme të klubit legjendar!
Suksese të reja dhe përfaqësim dinjitoz në sfidat ndërkombëtare!

Artikulli paraprak“DISA ISHIN PESIMIST”, JOSA PAS KUPËS: NDRYSHOVA VLLAZNINË, KY TROFE I TAKON VETËM TIFOZËVE
Artikulli tjetërDISFATA NË KUPË, TRAJNERI I LAÇIT: FINALET VENDOSEN NGA EPISODET, KAM NJË PISHMAN