Vllaznia ka fituar 2-1 ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Deçiçit të Tuzit në Malin e Zi.

Një ndeshje ku malazezët shënuan të parët e pas barazoi Shtubina me penallti dhe goli i dytë u shënua nga Tafili. Kjo miqësore shërbeu për trajnerin Armando Cungu për të vendosur për lojtarët në provë. Tekniku shkodran u shpreh se vetëm portieri Agoviç do vijojë provën dhe sulmuesi Rakiç, të tjerët do të kthehen mbrapsht. Trajneri Cungu ka zhgënjim nga drejtuesit e Vllaznisë sepse në skuadër nuk po vijnë lojtar cilësor siç ka pretenduar në fillim. Vllaznia pritet që të zhvillojë edhe ndeshje të tjera miqësore përpara se të shkojë në fazën përgatitore në fillim të gushtit të Beranje të Malit të Zi, periudhë në të cilën pritet të vijnë edhe lojtarë të tjerë në provë.