Vllaznia e ka nisur me fitore aventurën në Conference League, duke mposhtur 2-1 Malishevën në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues, të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Xhylanit, ndërsa Qato barazoi për kuqeblutë me një supergoditje nga distanca. Golin e fitores për Vllazninë e realizoi Emiljano Musta me një goditje dënimi spektakolare, ndërsa Malisheva e mbylli takimin me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Skovgaard.

Fitorja 2-1 i jep avantazh Vllaznisë përpara ndeshjes së kthimit në Kosovë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA-MALISHEVA / DY SUPERGOLA NË EUROPË, MBYLLET PJESA E PARË NË “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetërEKZEKUTOHET ME ARMË ZJARRI NJË 40- VJEÇAR NË KURBIN