Emocione të shumta ka dhuruar “Klasikja” e futbollit shqiptar, përballja Vllaznia-Tirana. Shkodranët mposhtën me përmbysje me rezultatin 3-1 bardheblutë, në sfidën që hapi javën e 26-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në një atmosferë elektrizuese dhe në një “Loro Boriçi” të mbushur me tifozë, ndeshja nisi më mirë për kryeqytetasit, që zhbllokuan sfidën me Xhixhën. Megjithatë, festa e Tiranës zgjati pak, pasi Charles barazoi shumë shpejt shifrat. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Fraksioni i dytë nisi menjëherë me gol. Vllaznia kaloi në avantazh, falë një autogoli të shënuar nga Cortes. Vendasit luajtën më mirë dhe në minutën e 71-të fitojnë një penallti, që shndërrohet në gol nga Balaj. Përfundimisht, “Klasikja” e futbollit shqiptar mbyllet me rezultatin 3-1 për Vllazninë. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, theksoi se fitorja ndaj Tiranës ishte e merituar dhe e interpretuar në mënyrën perfekte nga ekipi, edhe pse mes vështirësive.
Nga ana tjetër, trajneri Orges Shehi u rikthye me humbje te Tirana, teksa shprehu keqardhje për humbjen në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë.
Sulmuesi i Vllaznisë, Bismark Charles, u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, teksa ai tha se është i lumtur për golin dhe për fitoren e ekipit të tij.

Artikulli paraprakLEZHA BËHET GATI PËR 582-VJETORIN E BESËLIDHJES
Artikulli tjetërRAKETAT IRANIANE GODASIN NË DUBAI, RAMA: SHQIPËRIA NË SOLIDARITET TË PLOTË