Vllaznia ka mundur të fitojë në transfertë në Vlorë ndaj Flamurtarit.

Ka qenë minuta 37 e pjesës së parë kur shkodranet shënojne me anë të Cicmil, pas një goditjeje të sakte të topit me kokë brenda në zonën e vlonjatëve.Në pjesën e parë Vllaznia pati dhe raste tjera shënimi ndërsa përballë kishte një Flamurtar jo te qarte taktikisht.Pjesa e dytë është më e mirë për vendasit,ndërsa ekipi shkodran u kujdes me shumë të administronte rezultatin e avantazhit dhe të luante me kujdes në mbrojtje.Ekipi i Flamurtarit e shtoi presionin vecanarisht në 15 minutat e fundit ku arriti të godiste dhe shtyllen.Tranjeri Cungu bëri dy ndërime në mimnutat e fundit duke futur në fushë futbollistë më të freskët dhe taktikë me qëllim ruajtjen e rezultatit.Qe nga viti 2007 Vllaznia nuk kishte mundur te fitonte ne Vlorë.

Artikulli paraprakLIGJI I LOJRAVE TE FATIT,OPOZITA:AMENDAMENT ME INTERESA KLIENTELISTE
Artikulli tjetërSHTATORE PER PILOTIN DONALD HOXHA QE HUMBI JETEN NE KRYE TE DETYRES