Vllaznia e ka nisur me fitore aventurën europiane, duke mposhtur Malishevën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League. Skuadra shkodrane reagoi pas disavantazhit dhe përmbysi rezultatin falë golave të Klinti Qatos dhe Emiljano Mustës, duke siguruar një avantazh të rëndësishëm përpara sfidës së kthimit në Kosovë. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini tha se ishte një fitore e rëndësishme, pasi problemeve që kanë patur gjatë të gjithë kësaj jave.

Nga ana tjetër, trajneri i Malishevës, Thomas Brdariç, fillimisht uroi Vllazninë për fitoren, por u shpreh se pavarësisht humbjes, bënë një paraqitje të mirë.

Emiljano Musta, i cili u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, tha se është një kënaqësi e madhe ta nisësh karrierën me Vllazninë me gol dhe fitore.

Edhe pse me shumë mungesa për shkak të mos federimit ende të disa futbollistëve të ardhur në merkato, Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme, duke qenë më afër kualifikimit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDITA E AKTIVIZMIT, SFIDAT PËR MBROJTJEN E LIQENIT
Artikulli tjetërAVOKATI POPULLIT INSPEKTON IEVP REÇ