Vllaznia do të përballet sot me ekipin e Shiroki Brijeg në ndeshjen e vlefshme per Konferenc League. Në prag të këtij takim drejtori sportive i Vllaznisë Matko Djarmati thotë se barazimi në këtë ndeshje është rezultat pozitiv por që nuk vlen shumë për shkak të rregullit të ri të UEFA-s për të shfuqizuar golin jashtë fushe.

Ndryshimet në formacion nuk do të ndikojnë në lojën e Vllaznisë shprehet Djarmati.Për momentin qëllimi kryesorë i ekipit është fitorja ndaj Shiroki Brijeg.

Sfida Vllaznia- Shiroki Brijeg do të luhët sot në orën 21:00 në stadiumin Pescara të Bosnje Hercegovinës.