
Vllaznia futsall është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2024-2025. Shkodranët kanë mposhtur në finale me rezultatin 1-0 ekipin e Tiranës. Kuqebluve u ka mjaftuar një gol i shënuar nga futbollisti Besfort Gjoklaj në minutat e fundit të ndeshjes për ta fituar atë. Protagonistët kryesorë të këtij suksesi u shprehën shumë të lumtur për arritjen e këtij trofeu, duke qenë se është hera e parë në histori që Vllaznia shpallet kampione në futsall.
Në këtë mënyrë, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Alsid Tafili kurorëzohet kampione e Shqipërisë.