Vllaznia futsall do të nisë rrugëtimin në fazën para-eliminatore të Champions League. Kuqeblutë bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me tre ekipe të tjera, konkretisht Tigers nga Hollanda, Bajo nga Mali i Zi dhe Isbjorninn nga Islanda. Trajneri Alsid Tafili tha se serioziteti është maksimal për këto ndeshje, ndërsa shtoi se edhe për futbollistët është një emocion i veçantë që të luajnë në Champions League.
Tafili theksoi se i kanë studiuar ekipet me të cilat do të ndeshen, ndërsa u shpreh besimplotë se do të bëjnë një paraqitje pozitive në këtë kompeticion.
Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Tiranë, në Parkun Olimpik. Kjo sepse pallati i sportit “Qazim Dervishi” i Shkodrës nuk i përmbush kushtet për t’i mirëpritur këto ndeshje. Ndërkohë, në fazën tjetër të Champions League do të kualifikohet vetëm ekipi që mbyll grupin në vendin e parë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTEATRI KOMBËTAR I KUKULLAVE SHFAQJE NË LEZHË
Artikulli tjetërKOSOVË/ ALBULENA HAXHIU U ZGJODH NËNKRYETARE E KUVENDIT