Skuadra e Vllaznisë në futsall këtë vit do të synojë fitimin e të dy trofeve, kampionatit dhe Kupës shprehet njëri prej trajnerëve Arben Xhaferi. Duke folur për pretendimet e këtij viti, Xhaferi thotë se kuqeblutë kanë të gjitha mundësitë që në sezonin e ri të futsallës që pritet të fillojë në fund të tetorit, shkodranët të jenë ekipi kryesor për të sjellë të dy trofetë. Ky ekip tashmë ka nisur edhe seancat stërvitore në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të qenë gati për sezonin e ri i cili pritet që të jetë me rivalitet të forte.

Vllaznia e futsallës këtë vit ka bërë disa ndryshime cilësore në skuadër duke rikthyer lojtarë si Behari, Gjoklaj, Gokaj, Çokaj dhe Mesi që bashkë me pjesën tjetër të futbollistëve përbëjnë një ekip pretendent. Përforcimet shprehet trajneri Xhaferi janë tejet të rëndësishme për arritjen e objektivave të ekipit kuqeblu në kampionat dhe Kupës.

Dy ditë më parë Vllaznia në futbollin e sallës zhvilloi edhe një ndeshje miqësore në transfertë me Ulqinin në Malin e Zi duke fituar me rezultatin 6-3. Kjo sfidë miqësore shprehet trajneri Xhaferi patjetër që e ndihmon ekipin i cili gradualisht po bëhet gati për nisjen e kampionatit të ri në tetor.

Bashkë me Arben Xhaferin në pankinën e Vllaznisë të futsallës është edhe Alsid Tafili i cili njëkohësh aktivizohet edhe në fushën e lojës si lojtarë. Kuqeblutë dhe gjitha ekipet e tjera janë në pritje edhe të skemës së re të kampionatit kombëtar duke qenë se nuk është vendosur ende dhe po ashtu është e paqartë se sa skuadra do të marrin pjesë në sezonin e ri. Pavarësisht kësaj shkodranët vijojnë pa ndërprerje seancat stërvitore për një paraqitje sa më dinjitoze kur të fillojë kampionati.

Artikulli paraprakDHOMA E AVOKATISË: GJYKATAT TË FRIKËSUARA
Artikulli tjetër“MALI I ZI NË FOTOT E STUDIOS MARUBI”