Vllaznia e futsallës po korr suksese nga java në javë dhe pretendimet e kuqebluve duket se janë shumë të mëdha për këtë sezon. Këtë fundjavë, ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Alsid Tafili do të ketë një ndeshje të rëndësishme në transfertë, teksa do të luajë kundër Flamurtarit në Vlorë. Për këtë duel foli edhe Arben Xhaferi, drejtori sportiv i Vllaznisë në futsallë, teksa tha se ekipi kuqeblu do të shkojë për fitore në Vlorë.

Xhaferi tha se ambiciet e Vllaznisë janë që këtë sezon të pretendojë deri në fund për trofe.

Pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit, Vllaznia me nëntë pikë të grumbulluara renditet në vendin e dytë, me tre fitore dhe një humbje, teksa përpara saj ndodhet vetëm Flamurtari që ka 12-pikë dhe që kryeson renditjen.

Artikulli paraprakPUNIMET NË SHIROKË, QYTETARËT VLERËSOJNË NISMËN
Artikulli tjetërSTUHITË DHE TORNADOT GODASIN SHBA-NË, 7 TË VDEKUR