Vllaznia ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore ndaj ekpit të Tërbunit mesditën e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi”. Takimi u mbyll me rezultatitn 1-0 me gol të shënuar nga Erald Çinari ndërkohë traineri Gjoka pas përfundimit të kësaj miqësoreje u shpreh se tashmë Vllaznia është gati për në ndeshjen ndaj Kukësit. Skuadra kuqeblu në një vlerësim të bërë sa i përket merkatos së janarit është pozicionuar në vendin e tretë me blerjet e bëra dhe Gjoka shprehet. Ndërkohë në ndeshjen miqësore ndaj Tërbunit kanë qënë të aktivizuar të katërt lojatrët e ardhur nga merkato e janarit. Traineri kuqeblu u shpreh se Sukaj dhe tre lojtarët e tjerë u asktivizuan me synimin e përshtatjes me skuadrën.

Sa i përket futbollistëve tek të rinjt si Pusi, Hysenaj dhe Isufi traineri Ernest Gjoka u shpreh se nuk i kanë lënë në harresë por pretendojnë që nesër të mund të jenë pjesë e skuadrës së Vllaznisë. Ndërkohë java e 17-të e Kategorisë Superiore që ishte planifikuar të luhej me 27 janar, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin për ta shtyrë me një ditë më përpara. Kështu, kjo javë e Superiores do të luhet me 26 janar.

Kështu ndeshja e parë e kuqebluve për këtë vit ku si kundërshtarë do të kenë ekipin e Kukësit , do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.