Vllaznia ka luajtur miqësoren e dytë në prag të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Conference League. Në ndeshjen e zhvilluar ndaj skuadrës së Deçiçit, e cila u luajt në Tuz, shkodranët janë mposhtur me shifrat minimale 1-0. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në pjesën e dytë, në momentin më të mirë të shkodranëve, erdhi goli i Deçiçit, me këta të fundit që rezistuan deri në fund të sfidës, për të shënuar në këtë mënyrë suksesin minimal të skuadrës vendase. Pas ndeshjes, trajneri i ekipit shkodran, Edi Martini, është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, pavarësisht kësaj humbje.
Martini komentoi edhe shortin e turit të parë të Conference League, ku Vllaznia do të luajë ndaj Daugavpils të Letonisë.
Skuadra shkodrane ka në plan të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ditën e shtunë përpara se të niset për fazë përgatitore jashtë vendit, e cila do të zhvillohet në Slloveni.

Artikulli paraprakREAGON UDHËHEQËSI I IRANIT: ÇDO NDËRHYRJE USHTARAKE AMERIKANE DO TË SHOQËROHET ME DËME
Artikulli tjetërDITA KUNDËR GJUHËS SË URREJTJES