SKUADRA ZHVILLOI NJË LOJË TË MIRË, KUKSIANËT SHËNOJNË NË 6 MINUTAT E SHTESËS. Vllaznia ka pësuar një tjetër huymbje kësaj radhe ndaj Kukësit.

Pavarësisht këtij dështimi, skuadra shkodrane zhvilloi një lojë shumë më të mirë në krahasim me ndeshjen ndaj Skënderbeut. Janë dashur 6 minuta shtesë që Kukësi të arrinte fitoren me çdo kusht. Ndeshja në fakt ka nisur me skuadrën vendasë pretendente, pasi në rast dështimi mund të humbiste objektivat për titullin kampion. Vllaznia nga ana e tjetër e gjendur përballë hetimeve ëpr tolerime ndaj këtij kundërshtari, këtë herë zhvilloi një lojë cilësore dhe shumë e kujdesshme në veprime. Përveç faktit se kuqeblutë nuk kishin forca për të shënuar në lojën mbrojtëse u treguan më të vendosur. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të pa prekura çka bëri që Vllaznia të hynte më e qetë në fushën e lojës. E kundërta ndodh me Kukësin që në 45 minutat e dyta, kërkoi me çdo kusht shënimin e golit të fitore, duke mos ia arritur dot, falë mbrojtjes së mirë vendosur dhe pritjeve kësaj herë të portierit Erind Selimaj. Skuadra shkodrane po i drejtohej një barazimi shumë të suksesshëm në transfertë dhe kur të gjithë priten një tre minutësh shtesë, gjyqtari i katërt akordon 6 të tilla. Lojtarët duket se ndikohen nga kjo padrejtësi që më pas ndihmon plotësisht skuadrën e Kukësit që zhvendoset e gjitha në gjysmë fushën shkodrane. Pas gjithë presionit që ushtrohet në portën e Vllaznisë, Kukësi me anë të Pejiç shënon golin e vetëm dhe të fitores. Këtë herë jo për justifikime por skuadra tregoi një tjetër fytyrë në fushën e lojës, teksa rezervat për gjykimin janë mëse të dukshme. Në qoftëse Vllaznia vijon në këtë ritëm të lojës, atëherë mund të themi se skuadra është duke bërë disa ndryshime tashm të dukshme.

Artikulli paraprak21 MARSI, DITA NDËRKOMBËTARE E PYJEVE
Artikulli tjetërVOLEJBOLL FEMRA, VLLAZNIA HUMBET NDAJ TEUTËS