Vllaznia rikthehet në përgatitjet për në ndeshjen e javës së 18 të Kategorisë Superiore e cila do të ndeshet me ekipin e Skënderbeut. Me fillimin e javë futbollistët e skuadrës kuqeblu sëbashku me trainerin Gjoka po zhvillojnë stërvitje për takimin e rradhës ndaj korçarëve.

Traineri Gjoka e ka ndarë në dy pjesë stërvitjen paradite në palestër dhe mbasdite në fushën sportive në Golem. Skuadra ka qënë dy ditë pushim pra të shtunën dhe të dielën me motivin që i gjthë ekipi të qetësohet dhe më rikthimin në stërvitje të jenë më të fokusuar në takimin e rradhës. Ndërkohë i gjithë stafi teknik sëbashku me ekipin do të zhvillojnë edhe analizën e ndeshjes ndaj Kukësit për të evidentuar porblemet dhe arsyet e humbjes së këtij takimi me synimin që të mos përsëriten të njëjtat gjëra edhe ndaj Skënderbeut.

Natyrisht që në këtë analizë nuk do të ketë marrje masash ndëshkimore ndaj lojtarëve por ajo që synohet dhe është më kryesorja për ekipin dhe trainerin është që të bëjnë të pamundurën për të marrë pikët e nevojshme duke iu larguar kështu rënies nga kategoria e cila për momentin vazhdon në vend-numëro në kuotën e 15 pikëve. Vllaznia do të presë sërish në Shkodër skuadrën e Skënderbeut të dileën në stadiumin “Loro Boriçi”.

Artikulli paraprakGJEÇAJ: RIKTHIMI I BEKTESHIT POZITIV
Artikulli tjetërGODITET GRUPI QË TRAFIKONTE DROGË, NË PRANGA 5 SHQIPTARË