Vllaznia i ka shkaktuar humbjen e parë në kampionat Besëlidhjes pas gati dy vitesh. Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, sfida ishte mjaft e bukur, me emocione dhe rivalitet deri në sekonën e fundit. Në fakt, ishin lezhjanët ata që e fituan periodën e parë në shifrat 22-19, por në të dytën shkodranët luajnë më mirë dhe fitojnë 24-19, duke shkuar në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej dy pikësh në favorin e tyre.

Një epërsi e vogël kjo, por që i mjaftoi Vllaznisë për ta ruajtur deri në fund, sepse dy periodat e tjera do të kenë të njëjtat rezultate, e treta 25-21 në favor të Besëlidhjes dhe e katërta 24-20 për Vllazninë. Në këtë mënyrë, gjithçka u mbyll me shifrat e përgjithshme 88-86 për kuqeblutë e trajnerit Llazani. Për shkodranët, kjo fitore do të thotë shumë, pasi mban gjallë shpresat për një vend në play-off.

Artikulli paraprakEDONA BILALI, IFTAR ME PERSONALITETE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërBARDHI: TËRBUNI NUK DORËZOHET, JEMI BRENDA OBJEKTIVIT