Kryetarja e këshillit bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia që ka funksionin edhe të kryetares së asamblesë të Vllaznia sh.a pas mbledhjes të zhvilluar shprehet se asambleja vendosi që të zgjedh vetë Këshillin Mbikqyrës dhe të mos lejojë që e gjithë kjo situatë të përdorej politikisht nga bashkia Shkodër siç u tentua

Miratimi i Këshillit Mbikqyrës nga ana e asamblesë ishte i domosdoshëm thotë kryetarja Kadia edhe pse kjo asamble është e vetëdijshme se ka një përplasje ligjore me kryetaren e bashkisë se kush ka të drejtën për anëtarët e bordit drejtues

E pyetur se cila është rruga për të shëruar Vllaznisë, kryetarja e asamblesë shprehet se e vetmja zgjidhje është privatizimi i këtij klubi

Asambleja e Vllaznia sh.a një ditë më parë miratoi buxhetin prej 440 milion lekë të vjetër, pasqyrat financiare të 2018 dhe zgjodhi bordin drejtues.