
Vllaznia ka arritur të fitojë me anë të penalltive dhe të kualifikohet në finale e Kupës së Shqipërisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër .
Një ndeshje kjo e luajtur me shumë forcë nga të dy ekipet ku cdo gjë ishte në baraspeshë deri në momentin e penalltive ku cdo gjë u vulos .
Kujtojmë që Vllaznia shkon për herë të 15-të në finalet e kupës ku tashmë do të përballet me Laçin që mundi sot Teutën.