Vllaznia në basketboll për meshkuj ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Shkodranët humbën me rezultatin 85-99 ndaj ekipit të Kamza Basket në ndeshjen e luajtur brenda në Shkodër. Kuqeblutë kishin objektiv fitoren por këtë radhë Kamza u tregua një ekip superior ndaj Vllaznisë.

Miqtë zhvilluan një lojë të shpejtë dhe të hapur çka rezultoi skema e duhur për ta duke marrë një fitore të rëndësishme në Shkodër ndaj kuqebluve. Trajneri i Vllaznisë Nikola Milatoviç pas kësaj humbje të papritur për të u shfaq tejet i revoltuar me arbitrat e ndeshjes por edhe lojtarët e tij që sërish sipas tij u treguan të pabindur.

Trajneri shkodran i Kamzës Eni Llazani pavarësisht kësaj fitoreje u tregua modest dhe vlerësoi për lojën e zhvilluar ekipin e Vllaznisë, skuadër me të cilën ka luajtur si basketbollist.

Kamza realizoi 14 herë nga gjuajtjet për tri pikë, gjë e cila ndikoi në këtë fitore të tyre. Nga ana tjetër Vllaznia asnjëherë nuk doli në lojën e saj duke qenë në disavantazh nga fillimi dhe deri në fund të lojës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI “NJERIU I TRANZICIONIT”
Artikulli tjetërSHKODËR, ISH DEPUTETJA LESKAJ PROMOVON LIBRIN “POLITIKA SI IDE”