Nga 385 milion lekë të vjetra që ka kërkuar klubi Vllaznia deri në fund të vitit 2015 këshilli bashkiak I Shkodrës në mbledhjen e radhës do të miratojë vetëm 193 milion lekë të vjetra.

Edhe pse klubi ka kërkuar një shumë thuajse dyfish më të madhe duket se mundësitë e bashkisë aktualisht nuk mundet që ta plotësojnë këtë kërkesë. Madje edhe fondi prej 193 milion lekësh të vjetra që do akordojë këshilli bashkiak do të merren nga një investim që ishte parashikuar për rikualifikim urban në një prej lagjeve të qytetit. Ky fond emergjent pritet që të zgjidhë çështjen e pagave të futbollistëve që nuk I kanë marrë prej muajsh dhe po ashtu shpenzimet operative të klubit.

Artikulli paraprakGATI MARRËVESHJA MES BASHKISË E FSHF PËR STADIUMIN
Artikulli tjetërMBYTET VARKA ME DY PESHKATARË NË LUMIN BUNA