NUK KA ASNJË DISKUTIM PËR EKIPIN KUQEBLU, MUNGUAN TË MAJTËT. 23 milion lekë janë miratuar nga Këshilli i Bashkisë së Shkodrës për ekipin e Vllaznisë.

Miratimi është bërë me votat e të gjithë anëtarëve pjesmarrës, në përjashtim të këshilltarëve të majtë të cilët nuk pranuan të merrnin pjesë. Kjo bëri që diskutime për skuadrën e Vllaznisë të mbylleshin dhe asush nga këshilltarët e djathtë apo dhe të përfaqësuesve të forcës politike të LSI nuk floën asgjë. Siç duket vbetëm të majtët mund të flisnin diçka. Ndërkohë që Edip Shiroka ndonsë një prej anëtarëve të bordit nuk u prononcua ndonse pritej një qëndrim tjetër përsa i përket skuadrës dhe të ardhmës së saj. Pra edhe viti 2015 do të jetë sërish një vit me ngjarje të vjetra dhe të përsëritura për skuadren kuqeblu. Përsa i përket vlerës finaniare, Këshilli ka miratuar që e gjithë shuma të lëvrohet brënda muajit Mars. Në fakt ishte kërkuar që vlera prej 23 mln lekëve të ndahej në dy pjesë, një në mars dhe tjetra në Qërshor. Por me propozim dhe të grupeve të diskutimit, është kërkuar që ajo të kalojë në Mars. Kjo për arsyen se Vllaznia mbyll kampionatin në Maj ndaj dhe duhet të shlyejë të gjitha detyrimet financiare. Vllaznia do të vijojë të pakten deri në përfundim të zgjedhjeve vendore nën administrimin e Bashkisë së Shkodrës. Ndërsa pas zgjedhjeve duhet parë se çfarë do të bëhet e si do të veprohet me ekipin kuqeblu.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/8hpg3Jq2KBE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]