“Dalja e pagave për futbollistët e Vllaznisë është një motiv më shumë që ky ekip të arrijë fitoren në sfidën e radhës me Flamurtarin”.

Kështu shprehet ndihmëstrajneri i Vllaznisë Ervis Kraja në stërvitjen e fundit përpara përballjes me vlonjatët. Në radhët e Vllaznisë shprehet Kraja, situata është e rënduar duke qenë se ekipi ka katër humbje radhazi por me mbështetjen e tifozëve beson tek fitorja. Edhe Kraja pranon se Vllaznia aktualisht ka lojtar që nuk janë të denjë për këtë ekip duke nënkuptuar futbollistët e ardhur në merkato kryesisht. Vllaznia – Flamurtari do të luhet ditën e shtunë në fushën sportive “Reshit Rusi” e cila është riparuar pasi pësoi disa dëmtime pas reshjeve të shiut dhe erërave të forta.

Artikulli paraprakMuriqan-Shkodër. Policia Kufitare arreston një shtetas Kosovar për “Fallsifikim i letër njoftimeve, i pasaportave ose i vizave”
Artikulli tjetërBASHA NË PAÇRAM, NJIHET ME PROBLEMET E ZONËS