NUK PRETENDOHET ASGJË, POR TIFOZËT KËRKOHET MË SHUMË PËRKUSHTIM. Humbja që pësoi Vllaznia ndaj Skënderbeut e riktheu atë pas në kohë duke u rishfaqur me gabimet e vitit 2014. Skuadra shkodrane bëri sërish gabime amatore në mbrojtje dhe porterin Selimaj, që nuk kanë asnjë justifikim. Madje tifozët të cilët dhe kanë ndjekur nga ekrani këtë takim, kanë folur me shumë aludime e akuza për një papërgjegjshmëri tek futbollistët.

Dy gola të pësuar për gabime të pafalshme bëjnë që skuadra pavarësisht se ka humbur dinjietin e saj pa asnjë pretendim, ti rikthehet zhgënjimeve totale. Pikërisht vitin e kaluar por dhe në fazën e parë të këtij sezoni, kuqeblutë humbasin të gjitha ndeshjet për gabime të pafalshmë. Portieri Erind Selimaj një titullar i padiskutueshëm por dhe me merita mori besimin e skuadrës, momentalisht nuk është duke kaluar një formë të mirë. Ka shumë ndeshje që ai shfaqet i pasigurtë. Madje dhe drejtuesit aktualë të stafit teknik janë shfaqur shumë të pakënaqur me atë çfarë po tregohet në fushën e lojës. Trajneri Zmijani, pranoi se kjo është forca reale e skuadrës. Por nga ana e tjetër, tifozët janë shfaqur shumë të pakënaqur, jo nga humbja e Vllaznisë, pasi kjo tashmë nuk është asgjë e re, por kërkojnë që të mos humbasin siç bënë në Korçë. Skuadra aktualisht nuk ka asnjë objektiv por vetëm zbulimin e elementit të ri. Për hir të së vërtetës aktivizimet e deri tanishme kanë bërë një paraqitje shumë të mirë. Por pikërisht elementi me eksperiencë që duhet të mbajë peshën kryesore po dështon në të gjitha mënyrat e sidomos në mbrojtje. Portieri, një ndër hallkatmë të forta ku i ka dhënë skuadrës shumë pikë po bëhet pjesë kryesore e dështimit. Mbrojtësit për të cilët u krenuan se bënë shumë gabime pasi arritën pesë fitore radhazi ku pësuan pak gola, tashmë janë transformuar në lojtarët më të dobët. Çfarë po ndodhë me këtë Vllazni, askush nuk di ti japë përgjigje. Stafi i ri teknik duket se solli një tjetër atmosferë. Epo atëherë me këto rezultate që po tregohen e sidomos paraqitja lind dyshimi se stafi Italian nuk paska qenë problemi kryesorë. Epo siç ndodh gjithmonë drejtuesit nuk mund të largojnë futbollistët. Gjithsesi lojtarët aktualë të Vllaznisë duhet të kuptojnë, se gjithë përformanca e tyre do të mbetet në cv-në e tyre për vitet e ardhshme.

Artikulli paraprakMETA FTON FERMERËT TË HEDHIN SYTË NGA BUJQËSIA
Artikulli tjetërBASKETBOLL, TË RINJTË E VLLAZNISË FITOJNË ME ELBASANIN