
Një ndeshje dramatike dhe e mbushur me emocione u zhvillua sot në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Vllaznia dhe Elbasani u ndanë në barazim 3-3. Të dyja skuadrat dhuruan një përballje të hapur, me ritëm të lartë dhe gola spektakolarë, duke mbajtur tifozët të mbërthyer deri në minutën e fundit.