THIRREN TRE FUTBOLLISTË DHE NJË ANËTAR BORDI, VASO DËSHMOI PARA DISA DITËSH. Prokuroria e Shkodrës ka vijuar hetimet për akuzat e lëshuara për ndeshjen mes vllaznisë dhe Kukësit e cila ka qenë e trukuar dhe se ka patur një marrëveshje për të fiksuar rezultatin. Pikërisht për këtë pak kohë më parë, drejtuesit e Vllaznisë iu drejtuan prokurorisë për hetime të metejshme.

Ndërkohë që Erogen Vaso një prej këshilltarëve që ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta, mësohet se ka qenë në prokurori pak kohë më parë. Ndërsa pikërisht ditën e sotme, prokuroria e Shkodrës ka marrë në pyetje dhe katër pjestarë të Vllaznisë. Siç mësohet nga burimet e Star Plus në pyetje është marrë një përfaqësues i bordit dhe tre futbollsitë të skuadrës së Vllaznisë. Madje Star Plus ka mësuar dhe emrat e futbollistëve dhe të drejtuesit të ekipit por për arsye hetimit nuk do të publikohen, deri sa Prokuroria të dalë vetë në publikimin e tyre. Duke u ndalur tek ajo që është diskutuar, bëhet fjalë për akuzat dhe kundër akuzat të ngritura për këtë ndeshjes. Dëshmia e Vasos e dhënë në prokurori sigurisht do të jetë ajo më vendimtarja. Sigurisht që kur të dilet me një vendim në qoftëse ka patur ose realisht një marrëveshje për trukim të ndeshjes. Përsa i përket akkuzave të ngritura është thënë që Vllaznia ka patur një marrëveshje financiare që skuadra ti humbiste të gjitha takimet në përballjen me Kukësin në kategorinë superiore. Ndërsa drejtuesit nuk kanë pranuar asnjë akuzë ku dhe nga ana e drejtuesve të Kukësit u kërkua një hetim. Tashmë pritet vetëm si do të shkojnë hetimet dhe në qoftëse do të kemi me të vërtetë një provë që ka patur marrëveshje. Gjithsesi sipas burime të sigurta, deri tani nuk mesohet se dikush të ketë pranuar se ka patur një marrëveshje, të pakten nga pjesa e ekipit të Vllaznisë.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/gygfZALQhl8?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKOMISIONET RAJONALE TË BALLKANIT TAKOHEN NË TIRANË
Artikulli tjetërBANKA E GJAKUT, SKA MUNGESA