RAINERI OPTIMIST, SKUADRA ËSHTË NË TOP FORMË. Ekipi i Vllaznisë do të kërkojë me çdo kusht fitoren në ndeshjen e ditës së shtunë ndaj Laçit.

Këtë bindje e ka shprehur haptazi në konferencën për shtyp, trajner Italian, Baldo Raineri. Një ditë para ndeshjes, Raineri është shfaqur optimist, duek besuar se skuadra do të bëjë maksimumin në një sfidë të vështirë.Ditën e djeshme kemi bërë pushim për shkak dhe të një problemi që patëm me dritat por nuk besoj se do të jetë problem për nivelin e lojës sonë. Unë e kam patur të planifikuar pushim dhe kjo nuk do të na shqetësojë. Përsa i përket skuadrës mund të them se është në një formë të mirë. Kemi lojtarë të gatshëm për aktivizim dhe që do të japin maksimumin e mundshëm në fushën e lojës. Të them të drejtën përpara ndeshjes nuk e kam përcaktuar formacionin  por kjo nuk do të jetë problem për shkak se janë të gjithë në një moment të mirë. Pikërisht këtë ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht. Laçi është një ekip i vështirë por ne duhet të fitojmë me çdo kusht që të forcojmë pozitat tona. Ndërsa në fund dua të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e kolegut tuaj. Dua të ju prgëzoj edhe ju si gazetarë për gjithë respektin që keni treguar ndaj tij dhe për mua kjo duhet vlerësuar. Shpreh dhe një herë ngushëllimet për familjen e tij.Vllaznia do të luajë ditën  e shtunë në orën 13:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Laçit. Kuqeblutë me shumë mundësi do të luajnë me formacionin që u aktivizua ndaj Elbasanit  ku do të kërkohet fitorja e tri pikëve. 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/qTiS7ud6eUc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA-LAÇI MERREN MASAT E DUHURA ORGANIZATIVE
Artikulli tjetërKRERËT E NJËSIVE VENDORE NË SITËN E OSHEE