Skuadra e Vllaznisë luan në këtë fundjavë një ndeshje tejet të rëndësishme përsa i përket vazhdimësisë.

Shkodranët do tëp resin në Shkodër ekipin e Laçi, skuadër e cila ndodhet ne vendin e parafundit në renditje. Vllaznia ndodhet aktualisht në vendin e 6 dhe ka 28 pikë por pas saj është teuta me 27 pikë dhe nuk janë shumë larg Flamurtari dhe Laçi që ndajnë nga 22 pikë secila, pra 6 më pak se Vllaznia. Kjo renditje dhe luftë në fundin e tabelës patjetër që ia shton rëndësinë sfidës mes ekipit kuqeblu dhe laçianëve. Skuadra e Laçit edhe pse këtë sezon nuk ka bërë një paraqitje edhe aq të mirë si në kampionatet e kaluara ka aritur që në dy ndeshjet e luajtura deri tani ta mund Vllazninë sin ë Laç ashtu edhe në Shkodër.

Kështu shkodranët për vetë renditjen e ngjeshur të ekipeve nga vendi i parafundit deri në vendin e 4 që e mban Luftëtari me 30 pikë kërkohet që të tregojnë kujdesin maksimal. Natyrisht që objektiv i Vllaznia ndaj Laçit mbetet fitorja dhe skuadra e teknikut Armando Cungu është pretendente për ta fituar këtë sfidë por nga ana tjetër një neglizhencë ndaj laçianëve mund të sillte ndonjë surprizë të pakëndshme si në dy takimet e kaluara kur morën maksimumin duke fituar. Patjetër që një fitore e Vllaznisë praktikisht mund të mbyllë historinë e rrezikut të mbijetesës sepse diferenca me Laçin shkon në 9 pikë sikurse një barazim apo humbje do të vështirësonte ndjeshëm situatën tek kuqeblutë. Vllaznia ka mungesë mesfushorin vecaj që është me tre kartonë të verdhë, mund të mungojë edhe portieri Agoviç për një dëmtim ndërsa vazhdon të jetë i dëmtuar mbrojtësi Cicmil.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDEPOZITIMI I MBETJEVE NË LANDFILLIN E BUSHATIT
Artikulli tjetër8 MARSI, “TI JE GRUA” MESAZHI I BASHKISË SHKODËR