Vllaznia do të luajë të premtën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Laçit ndeshjen e rradhës për kampionat. Një sfidë shumë e rëndësishme kjo, e cila patjetër duhet fituar nga kuqeblutë, nisur nga vetë pozitat e tyre në renditje. Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë trajneri Qatip Osmani në konferencën për shtyp.

Trajneri Osmani foli edhe për emërimin e drejtorit Tefik Osmani, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.

I pyetur nëse Vllaznia është nën presion, trajneri Osmani u shpreh se një gjë e tillë është gjithmonë e pranishme në futboll.

Për ndeshjen ndaj Laçit, Vllaznisë do t’i mungojnë kapiteni Bekim Balaj dhe mesfushori anësor Esat Mala, ndërsa lajm i mirë është rikthimi i Esin Hakajt nga dëmtimi.

Artikulli paraprakNIS “KAMPIONATI I PAVARËSISË” MES GJIMNAZEVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA BASKET, VJEN EDHE NJË TJETËR AMERIKAN